image Mbi 700 pacientë të shtrirë në QKUK, 26 në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Mbi 700 pacientë të shtrirë në QKUK, 26 në gjendje të rëndë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 757 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, ku 653 prej tyre janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 610 me oksigjeno-terapi dhe 26 në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton Gazeta Sinjali.

Në QKUK, 278 pacientë të shtrirë, 249 prej tyre Covid-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi. Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 118 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 43 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë 7 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrirë 16 pacientë në Klinikën Infektive janë të shtirë 2pacitë, Mjekësia Sportive 92 pacient dhe Klinikën Infektive janë të shtrirë 3 (Interno), 2  pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 79 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 108 pacientë

– Spitali i Pejës, 114 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 92 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 59 pacientë./Gazeta Sinjali/