Në njësinë për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në kuadër të Klinikës së Pediatrisë deri në mesin e dhjetorit janë trajtuar 71 pacientë, kryesisht të gjithë e kaluan këtë virus me simptoma të lehta. E luftën me koronavirus e humbi vetëm një fëmijë i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Përkundër këtyre rasteve me koronavirus nga kjo klinikë thonë se nuk i ka ndërprerë shërbimet e tjera spitalore.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku, ka treguar se fëmijët që po infektohen me COVID-19, kryesisht po e kalojnë me simptoma të lehta dhe nuk po kanë nevojë për trajtim spitalor.
“Moshat janë të ndryshme të fëmijëve që kanë ardhur edhe që kanë pasur nevojë për hospitalizim. Fëmija më i ri që e kemi pasur të hospitalizuar që ka qenë COVID pozitiv ka qenë 2 muajsh, kurse fëmija me moshën më të shtyrë ka qenë 15-16 vjeçare. Moshat kanë qenë të ndryshme, kanë dominuar moshat nga 5, 10 deri në 12-13 vjeç sesa moshat më të reja. Simptomatologjia është mjaftë e lehtë, fatmirësisht manifestohet në formë të një infeksioni viral, ndonjëherë është përcjellë me vjellje e diarre që ka qenë shumë e shpeshtë”, tha Telaku.
Telaku thotë se në krahasim me 9-mujorin e parë të vitit 2019, në vitin pasues 2020 në Klinikën e Pediatrisë ndihmë mjekësore kanë kërkuar më pak fëmijë.
Ajo beson që në këtë zvogëlim të numrit të pacientëve që kanë kërkuar trajtim spitalor ka ndikuar edhe izolimi me të cilën u ballafaqua vendi si pasojë e koronavirusit duke detyruar të gjithë të qëndronin të mbyllur në shtëpi.
“Në përgjithësi e kemi pasur numrin më të vogël të fëmijëve në total, jo për COVID, por në total që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Pastaj me hapjen e shkollave dhe çerdheve lluan edhe këta fëmijë më shumë të na vijnë. Por në krahasim me vitet paraprake, numri i tyre ka qenë më i vogël.
Për nëntëmujorin (e 2020) i kemi pasur mbi 13 mijë vizita në emergjencën pediatrike, i kemi pasur rreth 3200 pacientë të hospitalizuar dhe vizita specialistike mbi 8 mijë, mirëpo kjo paraqet një numër relativisht të vogël të fëmijëve duke marr parasysh kapacitetet dhe punën tonë. Po mendoj se një prej arsyeve ka qenë ky izolim dhe mos të them edhe një lloj frike ose hezitimi nga pacientët të vijnë në kontrolle dhe vizita”, tha ajo.
Drejtoresha Drita Telaku theksoi se Klinika e Pediatrisë përveç periudhës së izolimit kur në Kosovë u shënuan rastet e para me COVID-19, vazhdimisht për pacientët janë ofruar të gjitha shërbimet shëndetësore nëpër çdo repart.
“Në Klinikën e Pediatrisë vetëm në llimin e pandemisë kanë qenë të ndërprera shërbimet ambulantore, por jo shërbimet spitalore. Pastaj, pas lirimit të parë të masave kur u rifunksionalizuan sërish ambulancat specialistike dhe shërbimet ambulantore, Klinika e Pediatrisë i ka kthyer komplet shërbimet e saj me vazhdimin e ecurës së pandemisë e cila ishte jo e mirë dhe lloi rritja e rasteve u morr vendim që të ndërpriten prapë shërbimet ambulantore. Ne kemi vazhduar punën normalisht, si çdo herë puna jonë ka qenë e plotë, në anën tjetër jemi munduar të ndihmojmë edhe njësitë e tjera COVID në kuadër të SHSKUK-së, sidomos me infermierë”, tha ai.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku thotë se edhe stafi mjekësor dhe infermierët kanë qenë të infektuar me COVID-19. Vetëm në muajin dhjetor, ajo tha se janë të infektuar gjashtë mjekë dhe shtatë infermierë.