Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 22 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252 mijë e 938 doza të vaksinës.
Deri më sot 63 mijë e 529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve është 7 mijë e 741.
Ndërkaq numri i rasteve aktive në Kosovë është 134./Gazeta Sinjali/