image Mbi 600 raste u pranuan për trajtim në Emergjencën e QKUK-së brenda katër ditëve

Kosovë

Shëndetësi/ Mbi 600 raste u pranuan për trajtim në Emergjencën e QKUK-së brenda katër ditëve

news image

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës ka pranuar për trajtim mbi 600 raste për vetëm katër ditë.

Përmes një njoftimi në Facebook SHSKUK-a ka njoftuar se kjo klinikë mbetet më e ngarkuara në kuadër të klinikave të QKUK-së.

“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetëm brenda 4 ditëve ka pranuar për trajtim mbi 600 raste. Kjo klinikë mbetet më e ngarkuara në kuadër të klinikave të QKUK-së”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2590118411304949