66 pacientë janë duke marrë shërbime shëndetësore nga COVID-19, në spitalet e përgjithshme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit nga ShSKUK, 33 pacientë janë post-COVID, që po marrin trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë.
21 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë që po marrin trajtim spitalor në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë post-COVID-19;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë;
Spital i Pejës, 4 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë,
Spitali i Mitrovicës,11 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/