image Mbi 60 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi

Mbi 60 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 64 pacientë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, katër prej pacientëve janë në respirator (CPAP), 48 në oksigjenoterapi prej të cilëve 11 janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor 296 pacientë prej të cilëve 33 janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“15 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore. 450 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,506 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/