image Mbi 6 mijë persona aktualisht janë duke luftuar me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 6 mijë persona aktualisht janë duke luftuar me COVID-19 në Kosovë

news image

Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 714 persona që janë duke luftuar me koronavirusin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të MSH-së, në  Klinikat e QKUK-së janë duke u trajtuar 163 pacientë të infektuar me COVID-19, kurse në Spitalet e Përgjithshme po marrin trajtim mjekësorë 184 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë shënuar 61 mijë raste me COVID-19, prej të cilëve 1 mijë e 519 kanë vdekur kurse 53 mijë e 455 janë shëruar./Gazeta Sinjali/