image 59 migrantë u larguan nga karantina në Spanjë

Evropë

59 migrantë u larguan nga karantina në Spanjë

news image

59 migrantë u larguan nga një sallë sportive në Spanjë, ku u mbajtën në karantinë, pasi kishin pasur kontakt me persona të infektuar me koronavirus.

Autoritetet në rajonin jug-lindor të Spanjës kanë njoftuar se migrantëve u është caktuar një karantinë 14-ditore në një sallë sportive afër qytetit të Kartagjenës, shkruan La Verdad.

Deri tani policia ka arritur t’i gjejë dhe t’i karantinojë 15 migrantë që u arratisën sot. Incidenti i sotëm është vetëm një nga disa të tjera të ngjashme që kanë ndodhur në vendet e tjera të botës.

Qindra migrantë shpëtuan nga karantina në portin e Kartagjenës të mërkurën, por menjëherë pas ikjes thuajse të gjithë u gjetën dhe u kthyen në izolim./Gazeta Sinjali/