image Mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë në terren duke sanuar prishjet

Kosovë

Bora/ Mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë në terren duke sanuar prishjet

news image

Që nga dita e djeshme, kur filluan reshjet e borës dhe ulja e temperaturave, mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë vazhdimisht në terren.

Sipas KEDS-it, ata po kujdesen për ndërrimin e shtyllave dhe përgjyesve tjerë që janë dëmtuar nga erërat dhe deri tani njoftojnë se numri i prishjeve është përgjysmuar.

“Nga terrenet fushore, deri në bjeshkë, ata gjatë gjithë kohës janë në terren duke ndërruar shtylla, përcues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë. Rrjeti po goditet edhe nga faktorët tjerë ekstern si nga copëza të kulmeve, drunj të thyer e gjesënde tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre. Por, kjo nuk po I ndal. Falë punës së palodhshme të tyre, numri i prishjeve është përgjysmuar”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS për t’ua lehtësuar punën punëtorëve bëri të ditur se po huazon kamionë me vinca sipas nevojës. Gjithashtu, KEDS ka falenderuar komunat e Istogut dhe Klinës për ndihmën që u kanë dhënë puntorëve me pajisje shtesë që prishjet të evitohen në kohën më të shkurtër të mundshme./Gazeta Sinjali/