image Mbi 500 mijë euro janë dëmet nga vërshimet në Malishevë

Kosovë

Mbi 500 mijë euro janë dëmet nga vërshimet në Malishevë

news image

Vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 542 mijë e 840 euro.

Kështu është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të bërë publik nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, gjatë vërshimeve të fundit në janar të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga kjo komunë në Facebook, dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

542 mijë e 840 euro janë dëmet e vërshimeve të fundit në Komunën e Malishevës

Malishevë, 25 janar

Vërshimet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 542 mijë e 840 euro. Kështu është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të bërë publik nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, gjatë vërshimeve të fundit në janar të këtij viti.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro.

Raporti i komisionit për vlerësimin e dëmeve:

Duke u bazuar në Aktvendimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës të datës 12.01.2021, nr. 01/11, për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqsit tjera në Komunën e Malishevës, komisioni menjëherë pas marrjes së këtij vendimi ka dalë në teren duke bashkëpunuar edhe me kryetarët e fshatrave, dhe ka bërë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuar nga reshjet e shiut dhe të borës.

Komisioni i përbërë prej 5 anëtarëve, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi, ka dalë në teren dhe e ka bërë vlerësimin sipas kategorive të ndryshme. Gjatë kësaj  kohe kemi bërë mbi 116 vlerësime të dëmeve.

Ekonomi Familjare Biznese Bujqësi  Objekte Publike  Të tjera

263,600.00 € 230,300.00 € 11,940.00 € 26,000.00 € 11,000.oo €

 TOTALI: 542,840.oo €

/Gazeta Sinjali/