image Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë e deri më tani kanë vdekur 1 mijë e 399 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë që nga data e lartpërmendur ka arritur në 55 mijë e 135.

Po ashtu, deri më tani betejën me COVID-19 e kanë fituar 48 mijë e 46 pacientë, gjersa raste aktive në vend janë 48 mijë e 572.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ditë më parë ka deklaruar se Kosova është shembull për menaxhimin e COVID-19, teksa ka theksuar se vaksinat e para antiCOVID për qytetarët do të jenë në dispozicion duke filluar nga shkurti.

Gjithashtu, Zemaj tha se së bashku me Bordin këshilldhënës është duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi.

Në buxhetin e Kosovës për këtë vit janë ndarë 40 milionë euro për blerjen e vaksinave dhe për nevoja që lidhen me pandeminë COVID-19.

/Gazeta Sinjali/