image Mbi 5 mijë persona janë duke luftuar me koronavirusin në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 5 mijë persona janë duke luftuar me koronavirusin në Kosovë

news image

Që nga fillimi i pandemisë më 13 mars 2020 e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 55 mijë e 498 raste me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, që nga ajo datë deri më sot 1 mijë e 405 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 kurse 48 mijë e 990 persona janë shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 103 pacientë të cilët janë duke luftuar me COVID-19.

Ndryshe, dje Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të lirohen masat antiCOVID, duke bërë kështu që të zgjatet orari i punës në gastronomi si dhe kufizimi i lëvizjes së lirë.

/Gazeta Sinjali/