image Mbi 46 ton mish nga Brazili konfiskohet në kufirin shqiptar

Rajon

AKU/ Mbi 46 ton mish nga Brazili konfiskohet në kufirin shqiptar

news image

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar hyrjen e 46.2 tone produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar

Gjatë kontrolleve në PIK Durrës, inspektorët konkluduan se 2 ngarkesa me produkte importi ishin të pasigurta për konsum human dhe si rrjedhojë vendosën kthimin e tyre në vendin e origjinës, më konkretisht:

“Ngarkesa me sasinë 27 ton “Fileto pule” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike (analizat evidentuan prezencë Salmonella spp).

Ngarkesa me sasinë 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi kishin mangësi në dokumentacionit”, njofton AKU.