image Mbi 42 mijë të vaksinuar me vaksinën antiCOVID në Kosovë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Mbi 42 mijë të vaksinuar me vaksinën antiCOVID në Kosovë

news image

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi tha se gjatë së hënës janë vaksinuar 140 qytetarë mbi moshën 65-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, deri tash në nivel vendi u vaksinuan mbi 42 mijë persona.

Siç po e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga mosha mbi 65 vjeç, ku aktualisht sot kemi të vaksinuar 140 persona, ndërsa nëse llogarisim në total numri shkon deri në 8 mijë të vaksinuar, e nga fillimi i vaksinimit numri shkon deri në mbi 42 mijë të vaksinuar. Procesi është duke shkuar në rregull dhe nuk kemi parë ndonjë parregullsi”, tha ai.

I pyetur për problemet që po hasin nga të moshuarit lidhur me aplikimin online Bardhi tha që janë duke u marrë me këtë çështje dhe shumë shpejtë do të ketë lehtësira.

Këtë çështje e kemi ngritur në instanca më të larta, dhe në bazë informatave që kemi nga nesër do të ketë lehtësira dhe ky proces do të evitohet”, theksoi tutje ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: