image Mbi 400 raste të reja dhe 21 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Mbi 400 raste të reja dhe 21 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 518 testime për COVID-19, prej të cilëve 444 kanë rezultuar pozitivë kurse 21 pacientë kanë vdekur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 894 persona, duke e çuar kështu në 79 mijë e 621 numrin e të shëruarve nga ky virus.

Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 91 mijë e 161 persona, si dhe 2 mijë 812 kanë vdekur/Gazeta Sinjali/