image Mbi 4 milionë persona në botë fitojnë betejën me koronavirusin

Botë

Mbi 4 milionë persona në botë fitojnë betejën me koronavirusin

news image

Të paktën 4 milionë persona në të gjithë botën tashmë kanë mposhtur betejën me virusin korona.

Në bazë të dhënave të publikuara në Worldometers, deri më tani, të shëruar nga koronavirusi rezulton të jenë 4 milionë e 42 mije e 466 persona në të gjithë botën.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me virusin, zyrtarisht rezultojnë të jenë infektuar të paktën 7 milion e 872 mijë e 684. Prej tyre, 432 mijë e 475 kanë vdekur.

Shteti më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numëron mbi 2 milion të infektuar dhe 117 mijë e 527 viktima. Vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi është Brazili ku deri më tani numërohen 850 mijë e 796 të infektuar dhe 42 mijë e 791 viktima.

Në vendin e tretë gjendet Rusia, me 520 mijë e 129 të infektuar dhe 6 mijë e 829 viktima./Gazeta Sinjali/