image Mbi 38 mijë raste të reja - Shteti që shënoi rekord të rasteve ditore me COVID-19

Botë

Mbi 38 mijë raste të reja – Shteti që shënoi rekord të rasteve ditore me COVID-19

news image

38 mijë e 92 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Indi, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 77 mijë e 618 persona të infektuar dhe mbi 26 mijë e 816 viktima, shkruan “CNN”.

Shteti me 1.3 miliard banorë i ka mbi 373 mijë raste aktive, ndërsa më shumë se 677 mijë pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Autoritetet shëndetësore në Indi kanë thënë se deri më tani për COVID-19 janë testuar më shumë se 13.7 milionë persona./Gazeta Sinjali/