image Mbi 360 mijë ukrainas braktisin vendin

Evropë

Mbi 360 mijë ukrainas braktisin vendin

news image

Sipas UNHCR-së, numri i qytetarëve që janë larguar nga Ukraina ka arritur në 368,000.

BBC ka publikuar shifra të reja për numrin e ukrainasve që janë larguar nga vendi që pas nisjes së luftës.

Mbi 150 mijë ukrainas kanë kaluar kufirin me Poloninë që nga fillimi i konfliktit, ndërsa më shumë se 43 mijë kanë gjetur strehë në Rumani.

Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë. Pushtimi rus i Ukrainës po përshkallëzohet, me Moskën që ka nisur sulme të përgjithshme për të pushtuar Kievin , në një kohë kur numri tragjik deri tani përfshin dhjetëra viktima civile.

Sot në mëngjes, trupat ruse hynë në Kharkiv, ku po zhvillohen beteja në rrugë dhe shkëmbime zjarri. Autoritetet në qytetin verilindor të Ukrainës, i dyti më i madhi i vendit, njoftuan sot një “infiltrim” të ushtrisë në qendër të qytetit.

/GazetaSinjali/