Që nga dita e hapjes së aplikimit për tërheqjen e 10 për qind të fondeve pensionale, 320 mijë qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i TRUST-it, Jeton Demi ka njoftuar për Gazetën Sinjali se për shkak të disa përditësimeve është ndaluar web-faqja, por që menjëherë është funksionalizuar.
“Numri i aplikuesve duhet të jetë rreth 320 mijë. Probleme teknike nuk kemi pasur anjëherë, përveç se kemi bërë përditësime vetë dhe për pak e kemi ndalur web-faqen”, tha Demi.
Po ashtu, ai tregoi se brenda dy javëve do t’iu dërgojnë bankave listat për ekzekutim të fondeve por që varet nga ato se kur u dalin paratë qytetarëve.
“Kjo nuk varet vetëm prej nesh, llogaritë i menaxhojnë bankat por ne synojmë më së largu brenda dy javësh ti bëjmë dërgimin e listave për ekzekutim. Sidoqoftë ne kemi ende probleme tenike gjatë aplikimit me numrat e xhirollogarive po duhet përditësuar”, tha Demi./Gazeta Sinjali/