25,290 është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, shkruan Sinjali. Ndërsa prej fillimit të pandemisë, nga ky virus kanë vdekur 2,657 persona.
Në bazë të raportit 24 orësh, që ka publikuar Ministria e Shëndetësisë në orën 15:00, janë regjistruar 489 raste të reja dhe 27 viktima.
Ndërkaq numri i të shëruarve është më i lartë. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 859 pacientë.
Prej fillimit të pandemisë, IKShPK ka bërë mbi 1 milion teste, prej të cilëve 127,711 kanë rezultuar pozitivë.
Sot në Kosovë kanë arritur mbi 500 mijë vaksina të kompanisë farmaceutike Pfizer, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë muajit gusht u shënua rritje e madhe e rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19, andaj Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja.
Përmes masave të reja, që u miratuan më 28 gusht, është rikthyer ora policore dhe vendosja e maskës. /GazetaSinjali/