image Kthehet në funksion faqja e Trustit, mbi 230 mijë aplikime për tërheqjen e 10%

Kosovë

Kthehet në funksion faqja e Trustit, mbi 230 mijë aplikime për tërheqjen e 10%

news image

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se faqja e dizajnuar për aplikim për tërheqjen e 10 për qind të Trustit është funksionalizuar pas mesnatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje, është bërë e ditur se, deri në mëngjes janë realizuar mbi 230 mijë aplikime për tërheqjen e 10 për qind të Trustit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kontribuues, adresën www.trusti10.org të cilën e kemi promovuar dhe dizajnuar për aplikim për tërheqjen e 10%-shit e kemi funksionalizuar pas mesnatës. Kontribuuesit që nuk kanë aplikuar deri tani mund të aplikojnë tek kjo adresë.

Edhe adresat e tjera, që i kemi publikuar mbrëmë për aplikim, dhe përmes të cilave janë realizuar mbi 230 mijë aplikime deri në mëngjes, vazhdojnë të jenë aktive dhe mund të aplikohet në to.

Për të gjitha çështjet e tjera teknike me llogaritë bankare jemi duke u marrë, dhe për disa tashmë kemi gjetur zgjidhje, e ditëve në vijim do t’ju njoftojmë për çështjet e tjera që janë shfaqur në konfirmimin e llogarive bankare.

Janë edhe dy javë për të aplikuar për pagesat e dhjetorit, si edhe tre muaj të tjera në fillimvitin 2021 (deri më 6 prill 2021 mbyllet afati i aplikimit).

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen! Jemi duke i lexuar dhe trajtuar të gjitha komentet, mesazhet dhe e-mailet tuaja./Gazeta Sinjali/