image Mbi 23 mijë kosovarë regjistrohen si votues jashtë vendit

Politikë

Mbi 23 mijë kosovarë regjistrohen si votues jashtë vendit

news image

Deri të martën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë bërë mbi 25 mijë kërkesa për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, ku mbi 23 mijë janë pranuar, raporton Gazeta Sinjali.

KQZ ka njoftuar se 23 mijë e 618 kërkesa janë pranuar, ndërsa 1 mijë e 525 janë refuzuar.

Në mesin e tyre, 6 mijë e 228 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, teksa 3 mijë e 575 për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare në Kosovë, si dhe 13 mijë e 815 jashtë Kosovës.

“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025.

/GazetaSinjali/