image Mbi 21 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Botë

Mbi 21 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

news image

Deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 21,031.094 raste me COVID-19, sipas “Worldometer”.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.404.847 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (3.224.876), India (2.459.613), Rusia (907.758), Afrika e Jugut (572.865), Peru (498.555), Meksika (498.380), Kolumbia (422.519), Kili (380.034), Spanja (379.799), Irani (336.324), Britania e Madhe (313.798), Arabia Saudite (294.519), Pakistani (286.674), Bangladeshi (269.115), Argjentina (268.574) dhe Italia (252.235).

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (222.269), Franca (209.365), Iraku (164.227), Filipinet (147.526), Indonezia (132.816), Kanadaja (121.028), Katari (114.281) dhe Kazakistani (101.372)./Gazeta Sinjali/