Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 734 testime për koronavirus, prej të cilave 275 kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë shënuar shtatë viktima, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 142 persona, kurse numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 957.
“Numri më i madh i rasteve të reja edhe sot është nga Podgorica, 112, 45 janë regjistruar në Budva, nga 20 në Cetinë dhe Nikshiq, kurse 12 raste janë në Ulqin”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/