Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 207 pacientë, 205 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.
Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë, kurse në mjekim intensiv në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 66 pacientë;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë;
Klinika e Pediatrisë,7 pacientë;
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë;
Spitali i Prizrenit,17 pacientë;
Spitali i Pejës, 21 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 22 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 26 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë,
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë./GazetaSinjali/