image Mbi 2 mijë gjoba trafiku janë shqiptuar nga Policia vetëm në 24-orët e fundit

Siguri

Mbi 2 mijë gjoba trafiku janë shqiptuar nga Policia vetëm në 24-orët e fundit

news image

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se mbi 2 mijë gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 54 aksidente, 2 prej tyre me fatalitet, 20 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 32 vetëm me dëme materiale.

/GazetaSinjali/