image Mbi 170 milionë raste me COVID-19 në gjithë botën

Botë

Mbi 170 milionë raste me COVID-19 në gjithë botën

news image

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 170 milionë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas faqes së internetit “Worldmeter”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tash në gjithë botën janë regjistruar 170 milionë e 157 mijë e 408 raste me COVID-19.

SHBA-ja deri më tash ka regjistruar numrin më të madh të rasteve me COVID-19 me gjithsej 34 milionë e 22 mijë e 657.

Pas SHBA-së radhiten India me 27.729.247, Brazili 16.392.657, Franca 5.646.897, Turqia 5.228.322, Rusia 5.044.459, Britania e Madhe 4.447.705, Italia 4.209.707, Argjentina 3.702.422, Gjermania 3.680.159, Spanja 3.668.658, Kolumbia 3.342.567, Irani 2.886.111, Polonia 2.870.595, Meksika 2.408.778, Ukraina 2.199.769, Peruja 1.947.555, Indonezia 1.803.361, Çekia 1.660.481, Afrika e Jugut 1.654.551, Holanda 1.641.318 dhe Kanadaja me 1.374.275 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë humbur jetën 3 milionë e 538 mijë e 83 persona ndërsa 151 milionë e 996 mijë e 303 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Aktualisht, në botë ka 14 milionë 623 mijë e 22 të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim./Gazeta Sinjali/