image Mbi 17 mijë testime në Kosovë, komuna më e prekur me COVID-19 mbetet Vushtrria

Kosovë

Mbi 17 mijë testime në Kosovë, komuna më e prekur me COVID-19 mbetet Vushtrria

news image

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 17 mijë testime.

Në Kosovë tani janë edhe 354 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur nga data 08 shkurt deri më 10 qershor, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.479 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.298  raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së mërkurë është shëruar edhe një pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 913.

Komuna më e prekur nga koronavirusi është Vushtrria, e cila ka 123 raste aktive, pastaj është Prishtina dhe Prizreni./Gazeta Sinjali/