image Mbi 160 mijë euro, vetura e telefona/ Krejt çka u konfiskua në aksionin policor mes Kosovës e Gjermanisë

Siguri

Mbi 160 mijë euro, vetura e telefona/ Krejt çka u konfiskua në aksionin policor mes Kosovës e Gjermanisë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policorë dhe Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani, kanë arrestuar 18 persona të cilët dyshohet se kanë joshur dhe mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center”.

Lidhur me këtë rast të mashtrimit, Sinjali ka mësuar detaje të reja.

Shtatë prej të arrestuarve janë shtetas të Shqipërisë, ndërkaq të tjerët janë kosovarë.

Gjatë kontrollimit të lokacioneve të ndryshme, Sinjali merr vesh se janë konfiskuar 7 vetura, 160 mijë euro para të gatshme, 57 kompjuterë, 26  telefona, arme e dokumente të tjera.

Me vendim të prokurorit të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/