image Mbi 150 persona dyshohet se vdiqën pas fundosjes së një anije në Nigeri

Botë

Mbi 150 persona dyshohet se vdiqën pas fundosjes së një anije në Nigeri

news image

Mbi 150 persona dyshohet se kanë vdekur në veri-perëndim të Nigerisë, pasi një anije me të cilin po lundronin rreth 200 persona është prishur dhe është fundosur në një lum, kanë njoftuar zyrtarët nigerianë, raporton BBC.

Shumica e pasagjerëve ishin gra dhe fëmijë që po udhëtonin nga shteti i Nigerisë për në Kebbi të Nigerisë.

Së paku 20 persona janë shpëtuar, ndërsa autoritetet fajësojnë mbingarkesën për aksidentin që ndodhi të mërkurën. Zhytësit dhe punonjësit e emergjencës po përpiqeshin të shpëtonin njerëzit në lumin Niger.

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari ka thënë se është tragjedi e madhe, ndërsa ka ofruar ngushëllime për familjet e viktimave.

/GazetaSinjali/