image Mbi 150 minatorë të Kishnicës hyjnë në grevë, kërkojnë nivelizim të pagave

Sociale

Mbi 150 minatorë të Kishnicës hyjnë në grevë, kërkojnë nivelizim të pagave

news image

Mbi 150 minatorë të Flotacionit në Kishnicë kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i së martës pasi duan nivelizim të pagave sikurse minatorët e Trepçës.

Përfaqësuesi i punëtorëve, Xhevdet Zymeri ka treguar për RTV Dukagjini se janë duke kërkuar vetëm që të zbatohet marrëveshja e bërë në vitin 2022 që të nivelizohen pagat.

Ai ka bërë të ditur se punëtorëve u janë ndaluar nga 90 euro të cilat janë të dedikuara për shujta.Ndër të tjera, ai ka thënë se nivelizimi i pagave është premtuar nga 1 janari, e që sipas tij nuk është realizuar.

/GazetaSinjali/