image Mbi 1200 raste të reja me COVID-19 shënohen në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Mbi 1200 raste të reja me COVID-19 shënohen në Maqedoninë e Veriut

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 3 mijë e 349 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 mijë e 288 kanë rezultuar pozitivë, ose 38 për qind e testeve të kryera, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39 viktima, ndërsa janë shëruar edhe 1 078 persona.

Numri i rasteve aktive aktualisht në Maqedoninë Veriore është 20.881.

/Gazeta Sinjali/