Gjykata e Apelit ka njoftuar se gjatë muajit gusht ka pranuar gjithsej 1, 374 lëndë ndërsa i ka zgjidhur 1,196.
Ky institucion bën të ditur se vazhdojnë të mbesin për tu shqyrtuar edhe 12, 179 lëndë.
Më se shumti lëndë janë pranuar në Divizionin Civil të Departamentit të Përgjithshëm: 559. Në këtë divizion po ashtu janë zgjidhur më së shumti lëndë: 474, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Në total nga fillimi i viti Gjykata e Apelit ka pranuar 10,573 lëndë ndërsa janë zgjidhur 11, 342 lëndë./ Gazeta Sinjali/