Dhuna ndaj grave nuk ka të ndalur as nga kosovarët që jetojnë në Gjermani e të cilët sipas Ministrisë së Brendshme të këtij vendi, numri më i madh i dhunës ndaj grave ndër imigrantë janë nga Kosova.
Termi dhunë në partneritet përfshin dhunën psikologjike dhe fizike.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser ka treguar se në vitin 2021, 59.6 për qind e rasteve përfshinin lëndime të thjeshta trupore të qëllimshme – duke filluar nga një shuplakë ose e pështyrë.
Sipas saj të dytat janë rastet e kanosjes, stalking dhe shtrëngimeve (24,2 për qind) dhe në vendin e tretë lëndimet e rrezikshme trupore (12,2 për qind). Shumica e autorëve janë me shtetësi gjermane, sipas raportit.
“Ndër imigrantët që kanë pësuar dhunë në partneritet më së shpeshti janë shtetaset nga Kosova, me 997 të prekura. Ndërsa numri i dhunuesve nga Kosova ka qenë 1049, thuhet në raportin e Ministrisë së Brendshme në Gjermani.