Mbi 100 të rinj e të reja nga Lipjani kanë vizituar Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë, Shtabin e Përgjithshëm në Divjakë dhe Odën e UÇK-së.
Gjatë kësaj vizite, të rinjtë u njohën nga afër me historinë e Luftës Çlirimtare, organizimin e saj në këto zona, si dhe me nisjen e delegacionit të Rambujesë për në Francë në vitin 1999.
Ata patën mundësi të dëgjonin edhe rrëfime e kujtime nga ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët ndanë përvojat dhe sakrificat e asaj periudhe.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!