image Mbi 100 mijë persona kanë aplikuar për tërheqjen e 10% nga Trusti

Financa

Mbi 100 mijë persona kanë aplikuar për tërheqjen e 10% nga Trusti

news image

Për tri orë e 30 minuta, numri i qytetarëve që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 për qind nga Trusti është 120 mijë, raporton Gazeta Sinjali

Kështu ka bërë me dije, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi përmes një njoftimi.

NJOFTIM

Të nderuar kontribuues dhe qytetarë,

Kemi paralajmëruar hapjen e aplikimeve sot në ora 15:00. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit ka ngritur dyshime për sigurinë e uebfaqes, duke llogaritur edhe fluksin tejet të lartë të aplikuesve. Për të parandaluar çfarëdo risku, vendosëm ta ndërrojmë adresën e shërbimit.

Shumë shpejt kemi arritur që të gjejmë zgjidhje me një adresë të re, të cilën e kemi promovuar dhe ku aplikimi ka vazhduar me rreth gjysmë ore me vonesë.

Ndërkohë, prej kalimit në adresën e re, i kemi mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses brenda tri orësh e gjysmë.

Nuk kemi pretenduar se gjithçka mund të parashikohej por veprimi i marrë sot kishte të vetmin qëllim: sigurinë e kontribuuesve.

Duam të falënderojmë Agjencinë së Shoqërisë Informative (ASHI), e cila na dha ndihmë në këtë proces.

/Gazeta Sinjali/