image Mbi 1 mln euro përfitime nga mashtrimi: Sinjali zbulon emrin e të dyshuarit të dytë i përfshirë në skemën me prona

Siguri

Mbi 1 mln euro përfitime nga mashtrimi: Sinjali zbulon emrin e të dyshuarit të dytë i përfshirë në skemën me prona

news image

Rastet e mashtrimeve me qëllim përfitimin e qindra mijëra eurove në formë të kundërligjshme janë rritur me të madhe në Kosovë dhe jo rrallëherë personat që arrestohen për këto raste janë recidivistë të veprave të kësaj natyre. Organet e rendit jo gjithmonë arrijnë të sigurojnë prezencën e tyre, për çka i shpallin në kërkim, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri ndër personat që po kërkohej nga Policia lidhur me një rast të denoncuar në vitin 2022 tashmë ndodhet në ndalim policor dhe kjo është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që është dërguar në mbajtje është Mursel Berisha, 46-vjeçar, po dyshohet se se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Berisha dyshohet se është i përfshirë në rastin ku ishte arrestuar edhe Agim Zeqiri, në maj të vitit të kaluar, për çka Sinjali kishte raportuar.

Mashtrimi kishte ndodhur në janar të vitit 2021, ku personat e përfshirë dyshohen se ua kanë shitur tri prona dy viktimave, të cilëve nuk ua bartën pronësinë përmes dokumenteve.

Të njëjtëve, dyshohet se u janë marrë prona e asete, si vetura e banesa në vlerë të mbi 1 milion euro, ndërsa dyshohet se parcelën e tokës dhe shtëpitë që njëri nga të dyshuarit i shiti, nuk ua barti përmes dokumenteve në pronësi dy blerësve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/