image Mbi 1 mijë zyrtarë ende s’i janë përgjigjur kërkesës për deklarim të pasurisë, AKK ka një paralajmërim për ta

Kosovë

Mbi 1 mijë zyrtarë ende s’i janë përgjigjur kërkesës për deklarim të pasurisë, AKK ka një paralajmërim për ta

news image

Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me një njoftim për sa i përket deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik.

Përmes një komunikate për medie, AKK njofton se kanë mbetur edhe dy ditë kohë nga përfundimi i  përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, teksa bëhet e ditur se kërkesës nuk i janë përgjigjur edhe rreth 1 mijë e 426 zyrtarë publik, raporton Gazeta Sinjali.

“Secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë , i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie  tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi.”

AKK u bë thirrje zyrtarëve që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën do të veprojë sipas Kodit Penal të Kosovës.

/GazetaSinjali/