image Mbi 1 mijë policë në terren për protestën e PD-së në Tiranë

Shqipëri

Mbi 1 mijë policë në terren për protestën e PD-së në Tiranë

news image

Policia e Tiranës ka angazhuar mbi 1200 efektivë për protestën e Partisë Demokratike që mbahet sot në orën 19:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Autoritetet kanë hartuar një plan të posaçëm masash, duke kufizuar qarkullimin në disa segmente rrugore që prej mesnatës dhe duke ndaluar parkimin në zonën përreth pas orës 15:00.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe organizatorëve për respektimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/