image Mbi 1 mijë gjoba u shqiptuan dje ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID

Siguri

Mbi 1 mijë gjoba u shqiptuan dje ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID

news image

Dje në Kosovë janë shqiptuar 1138 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 799 pjesëmarrës në trafik.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 32 aksidente, ku 11 kanë përfunduar me të lënduar./Gazeta Sinjali/