image Mbi 1 mijë e 350 vetura me targa ilegale regjistrohen në RKS

Politikë

Mbi 1 mijë e 350 vetura me targa ilegale regjistrohen në RKS

news image

Ditëve të fundit është vërejtur një interesim i madh i qytetarëve serbë për t’i regjistruar veturat e tyre në RKS.

Që nga 1 nëntori e deri më tani numri i tyre ka shkuar mbi 1 mijë e 350.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS, Republikës së Kosovës.

Shtyrjes së afatit i ka paraprirë një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.

/GazetaSinjali/