image Mbi 1 mijë e 300 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora deri më tani

Mbi 1 mijë e 300 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora deri më tani

news image

Po vazhdon procesi i votimit përmes postës për 21 komunat në të cilat më 14 nëntor do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i cili ka thënë se deri më tani kanë pranuar mbi 1 mijë e 300 pako të supozuara me fletëvotime.

Deri në mesditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,376 pako të supozuara me fletëvotime”, tha Elezi.

Ai theksoi se fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor 2021.

Për rundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 nëntor të drejtën për të votuar e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat do të ketë zgjedhje.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”, tha Elezi.

Elezi tha se numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet rundi i dytë është:

Gjakovë (1,089),

Gllogoc (175),

Gjilan (607),

Dragash (1,090),

Istog (707),

Kaçanik (166),

Klinë (437),

Fushë Kosovë (135),

Kamenicë (442),

Obiliq (60),

Rahovec (382),

Podujevë (337),

Prishtinë (666),

Prizren (921),

Shtime (116),

Viti (754),

Vushtrri (174),

Malishevë (714),

Junik (1,054),

Mamush (192)

Kllokot (10). /GazetaSinjali/