Mbetjet e raketës më të madhe të Kinës kanë rënë në Oqeanin Indian të dielën.
Shumica e përbërësve të saj janë shkatërruar me ri-hyrjen në atmosferë, kështu duke iu dhënë fund spekulimeve se ku do të godasin mbeturinat, shkruan Reuters.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar Kinën për mungesë të transparencës.
“Kombet e hapësirës duhet t’i minimizojnë rreziqet për njerëzit dhe tokën si dhe ta maksimizojnë transparencën në lidhje me ato operacione”, ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson.
“Është e qartë se Kina nuk po arrin t’i përmbushë standardet e përgjegjësisë në lidhje me mbeturinat e tyre hapësinore”./GazetaSinjali/