Një burrë nga Wisconsin dhe vajza e tij u gjetën të vdekur në Parkun Kombëtar Canyonlands në Utah, pasi dyshja humbi dhe mbeti pa ujë gjatë ecjes mes temperaturave të larta. Babë e bijë u gjetën të vdekur, pasi autoritetet vendase morën njoftimin fillimisht se një alpinist kishte humbur në zonën Upheaval Dome të Parkut Kombëtar.
Është e paqartë se sa kohë ecën babai dhe vajza në park përpara se të ndërronin jetë. Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një verë vdekjeprurëse dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të vazhdojë të rritet. Sipas ekspertëve, kjo ka qenë vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në 100 qytete amerikane nga Maine në Kaliforni.
Trupat e gjetur u dorëzuan në Zyrën Shtetërore Mjekësore në Utah për ekzaminime të mëtejshme.