image Mbërrin nga Izraeli avioni me shqiptarë

Shqipëri

Mbërrin nga Izraeli avioni me shqiptarë

news image

Një operacion për marrjen e shqiptarëve në Izrael është realizuar me sukses nga autoritetet shqiptare. Një avion i Air Albania kishte mbërritur në Tel Aviv për të marrë nga Izraeli shqiptarët në atë shtet.

Fluturimi nisi në orën 17:00 nga aeroporti i Tel Avivit dhe avioni u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 18:36.

Nuk dihet sa shqiptarët ndodheshin në bordin e avionit.

Operacioni ishte mbajtur sekret për shkak të rëndësisë së çështjes. Ky vendim u mor pas luftës në Izrael nga sulmi i militantëve të Hamasit.

Operacione të ngjashme për largimin e shtetasve të huaj nga Izraeli po i kryejnë edhe shtete të tjera raporton tv klan.

/GazetaSinjali/