Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë kuvendin e nëntë zgjedhor.
Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Delegatët tashmë kanë filluar të mbërrijnë në Hotel “Emerald” aty edhe ku do të mbahet kuvendi.
Regjistrimi i delegatëve do të vijojë deri në ora 10:00 dhe më pas pritet të fillojë punimet kuvendi ku do të zgjidhet kryetari dhe organet e reja të LDK-së. Votimi do të jetë i fshehtë. \Sinjali\