image Mbarojnë 90 minuta pa fitues midis Suedisë dhe Ukrainës, ndeshja shkon në vazhdime

Futboll

Mbarojnë 90 minuta pa fitues midis Suedisë dhe Ukrainës, ndeshja shkon në vazhdime

news image

Kombëtarja e Suedisë po e zhvillon ndeshjen e të tetës së finales së Evropianit ndaj Ukrainës, shkruan Sinjali Sport.

Skandinavët kanë udhëtuar në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” për përballjen ndaj Ukrainës.

Ky ballafaqim në kohën e rregullt u mbyll baras 1-1 dhe fituesi duhet të përcaktohet në vazhdime, nëse nuk ka fitues edhe atëherë, do ketë penalti.

Suedia barazoi në minutën e 43-të me anë të Emil Forsberg, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.

Futbollisti i Manchester Cityt Oleksandr Zinchenko me një goditje të fuqishme kaloi Ukrainasit në epërsi në minuntën e 27-të.

Në ora 21:00 ka nisur ky takim dhe fituesi do përballet me Anglinë në çerekfinale. /Gazeta Sinjali Sporti/