Pa nisur mirë takimi mes PSG-së dhe Clube Brugge është zhbllokuar rezultati, raporton Sinjali Sport.
Parisienët avancuan të parët duke kaluar në epërsi në minutën e parë për 1-0.
Kylian Mbappe e hapi llogarinë në këtë ballafaqim, duke shënuar i pari.
Pas pesë minutave, sërish Mbappe shënoi për francezët duke dyfishuar rezultati në 2-0.
Sulmuesi fantastik me një gjuajtje të saktë shënoi golin e dytë, pas asistimit nga Di Maria.