image Mban rekord Guinness për thonjtë më të gjatë në botë, por pas kësaj gruaje fshihet një histori tragjike
[wp-story id="814678"]

Kuriozitete

Mban rekord Guinness për thonjtë më të gjatë në botë, por pas kësaj gruaje fshihet një histori tragjike

news image

Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë, rreth 1.5 metra, mund të ketë fituar rekordin botëror Guinness, por ajo përjeton shumë vështirësi në jetën e saj të përditshme, ndërsa fsheh një histori tragjike.

Sipas nypost.com, 64-vjeçarja Diana Armstrong nga Minesota, SHBA, nuk kishte planifikuar asnjëherë të bënte histori falë pamjes së saj, të cilën e fitoi pas një ngjarje tragjike.

Konkretisht, në vitin 1997, vajza e saj 16-vjeçare vdiq nga një sulm astme, ndërsa një natë më parë kishte trajtuar thonjtë e nënës së saj.

“Ajo ishte dita më e keqe e jetës sime… Një ditë më parë, ajo kishte kaluar kohë duke lustruar dhe lyej thonjtë, kështu që pas kësaj nuk munda t’i prisja thonjtë”, tha 64-vjeçarja, e cila la thonjtë e saj të rriteshin për të kujtuar fëmijën e saj që ndërroi jetë.

Kështu, për gati 22 vite ajo nuk ka vizituar asnjë sallon thonjsh, ndërsa në kujdesin e saj e ndihmojnë nipërit dhe familja e saj.

Diana Armstrong vëren se duhen rreth 10 orë për t’u lustruar dhe se ajo përdor një mjet për përpunimin e drurit për t’i lyer ato, ndërsa i lyen me rreth 20 shishe llak.

“I pikturova javën e kaluar dhe u deshën katër ditë”, vëren ajo.

Gjithsesi, këto nuk janë të vetmet probleme me të cilat ajo përballet në përditshmërinë e saj, pasi nuk mund të ngasë më, ndërsa ka nevojë për ndihmë për t’u veshur dhe për të shkuar në tualet.

“Kam vozitur një makinë, por më është dashur të nxjerr dorën nga dritarja, kështu që nuk vozis më”, tha ajo. /abcnews.al/

/GazetaSinjali/