image Mbahet seanca e parë online në Gjykatën Themelore në Gjakovë

Drejtësi

Mbahet seanca e parë online në Gjykatën Themelore në Gjakovë

news image

Sot, Gjykata Themelore në Gjakovë ka mbajtur seancën e parë gjyqësore online, për shkak se më 13 korrik kjo gjykatë mori vendim për reduktim të stafit administrativ për 50 për qind, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Gjykata Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi në Facebook.

“Seanca e parë gjyqësore online në këtë Gjykatë u mbajt sot nga gjyqtari, Besnik Bislimaj, në një çështje kontestimore për kompensim dëmi”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Gjykata e shkallës së parë në Gjakovë njoftoi se ky projekt u realizua me mbështetjen e programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë.

Vendimi i 13 korrikut për reduktimin e stafit për 50 % u mor për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë COVID-19, me rritjen e numrit të rasteve të të infektuarve./Gazeta Sinjali/